Euro mbush 23 vejt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Që nga 1 janari i vitit 1999, Evropa ka monedhën e re, euron. Në këtë datë euro zëvendësoi monedhat kombëtare të 11 vendeve: Austrisë, Belgjikës, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Irlandës, Italisë, Luksemburgut, Portugalisë dhe Spanjës, me përjashtim të Britanisë, Danimarkës, Greqisë dhe Suedisë.

Në 1 janar 2001 ajo zëvendësoi edhe monedhën e Greqisë.

Kalimi në një monedhë të vetme i Eurozonës, e cila numëron rreth 300 milionë qytetarë evropianë, paraqiti përfitime të mëdha si për konsumatorët, ashtu dhe për biznesin.

Gjithashtu lehtësoi këmbimet e mallrave dhe të shërbimeve midis vendeve pjesëmarrëse, duke forcuar kështu tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian.

Për eksportet dhe importet e kompanive, rreziku i kurseve luhatëse të këmbimit është i kufizuar në tregtinë me vendet jashtë eurozonës.

Share This Article