Eurocontrol: Miliona fluturime më pak në 2020

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trafiku ajror pritet të bjerë me 55 % në vitin 2020, i krahasuar me vitin e kaluar, sipas organizatës europiane të aviacionit, Eurocontrol.

Kjo përfaqëson një rënie prej 6 milionë fluturimesh. Në prill, organi kishte parashikuar një rënie prej vetëm 5 milionë.

“Është vërtet shqetësuese për të gjithë industrinë”, tha drejtori i përgjithshëm i Eurocontrol-it, Eamonn Brennan.

“Janë një varg faktorësh në lojë”, shtoi ai.

Sipas Brennan, ka një mungesë koordinimi midis shteteve se si të menaxhojnë udhëtimet ajrore, ka shumë konfuzion dhe shumë pak besim nga ana e pasagjerëve dhe, sigurisht, janë edhe rastet e COVID-19 që po rriten në të gjithë Europën.

Share This Article