ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dronët rusë mbi Poloni, kryeministri britanik: Shkelje e rrezikshme, Putini e përçmon paqen 1 hour ago
Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar? 1 hour ago
Berisha mbledh kryesinë e PD: Shqipëria po përjeton një diktaturë autokratike! Nuk kemi bërë sa duhet për të qartësuar anëtarësinë tonë 1 hour ago
Dy shqiptarë në mesin e 200 talenteve më të mirë të futbollit në botë 2 hours ago
Qindra të izoluar dhe evakuuar, mot i keq mbërthen Italinë Qëndrore dhe Veriore 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

“Eurodeputetët fundërrinat më të këqija” – Fyerjet e Vuçiqit ngrenë në këmbë BE-në

albnews by albnews
10 September, 2025
in Bota
0
“Eurodeputetët fundërrinat më të këqija” – Fyerjet e Vuçiqit ngrenë në këmbë BE-në
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Bashkimi Evropian pret mbështetje, ndërsa disa eurodeputetë i quan “fundrrinat më të këqija”.

Fyerjet e shprehura nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po përballet me muaj të tërë protestash masive antiqeveritare, ndezën alarmin midis institucioneve evropiane.

RelatedPosts

Dronët rusë mbi Poloni, kryeministri britanik: Shkelje e rrezikshme, Putini e përçmon paqen

Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar?

Qindra të izoluar dhe evakuuar, mot i keq mbërthen Italinë Qëndrore dhe Veriore

Ngjarjet në këtë vend, përfshirë veprimet e policisë gjatë protestave, u përshkruan si shqetësuese nga institucionet evropiane.

Disa eurodeputetë propozuan të shqyrtojnë mbështetjen e mëtejshme financiare për Serbinë – vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian – ndërsa opozita vendase i bëri thirrje BE-së që të vendosë sanksione ndaj përfaqësuesve të Qeverisë serbe, shkruan “REL”.

Pas kritikave, Vuçiq pranoi se ndoshta gaboi që i quajti eurodeputetët e Partisë së Gjelbër Evropiane fundrrina, duke thënë se për ta mendon “shumë më keq”.

Më 9 shtator, në Parlamentin Evropian u mbajt një diskutim për demokracinë në Serbi, i organizuar nga eurodeputetët e Socialistëve dhe Demokratëve, të grupit Rindërtojmë Evropën dhe të Gjelbrit.

Këto grupe përbëjnë mbi një të tretën e eurodeputetëve.

Jellica Miniq, nga Lëvizja Evropiane në Serbi, thotë për Radion Evropa e Lirë se deklaratat e Vuçiqit ishin tronditëse për evropianët dhe njerëzit nga institucionet evropiane.

“Është një pikë kthese që i ngriti të gjithë në BE në këmbë”, thotë ajo.

Miniq kujton se Vuçiq edhe më parë i ka ofenduar zyrtarët evropianë, por, sipas saj, tani “ka ardhur koha për të paguar çmimin” për këto deklarata.

“Besoj se tani do të fillojë llogaridhënia për gjithçka që ka ndodhur më parë”, thotë ajo.

Kriza disamujore në Serbi u shkaktua nga shembja e një strehe të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, ku, për pasojë, humbën jetën 16 persona.

Në protestat masive antiqeveritare, protestuesit e udhëhequr nga studentët kërkojnë që autoritetet të mbahen përgjegjëse për këtë incident.

Protestuesit akuzojnë policinë për përdorim të forcës së tepërt gjatë shpërndarjes së tyre, por një gjë e tillë mohohet nga autoritetet dhe vetë policia.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dronët rusë mbi Poloni, kryeministri britanik: Shkelje e rrezikshme, Putini e përçmon paqen

Dronët rusë mbi Poloni, kryeministri britanik: Shkelje e rrezikshme, Putini e përçmon paqen

10 September, 2025
Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar?

Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar?

10 September, 2025
Berisha mbledh kryesinë e PD: Shqipëria po përjeton një diktaturë autokratike! Nuk kemi bërë sa duhet për të qartësuar anëtarësinë tonë

Berisha mbledh kryesinë e PD: Shqipëria po përjeton një diktaturë autokratike! Nuk kemi bërë sa duhet për të qartësuar anëtarësinë tonë

10 September, 2025
Dy shqiptarë në mesin e 200 talenteve më të mirë të futbollit në botë

Dy shqiptarë në mesin e 200 talenteve më të mirë të futbollit në botë

10 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result