Eurodeputetët i kanë dërguar një letër kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores Suela Janina, për deportimin e shtetasit turk Selami Simsek.
Përmes një postimi në Twitter, eurodeputetja Ramona Strugariu shprehet se i ka kërkuar autoriteteve shqiptare të mos deportojnë Simsek në Turqi dhe të sigurojnë një gjykim të drejtë.
Ajo thotë se ngjarjet e përsëritura të mosrespektimit të të drejtave mund të ketë një ndikim serioz në integrimin e Shqipërisë.

