ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman 4 hours ago
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera 12 hours ago
Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’ 12 hours ago
Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare 12 hours ago
Fitch rrit vlerësimin e Greqisë për shkak të një pozicioni të fortë fiskal 14 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Eurodeputetët që ishin zë i fuqishëm brenda BE-së për heqjen e vizave për Kosovën

albnews by albnews
19 April, 2023
in Kosova
0
Eurodeputetët që ishin zë i fuqishëm brenda BE-së për heqjen e vizave për Kosovën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pas 12 vjet pritjeje, më në fund është zyrtarizuar që tashmë qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen nga 1 janari 2024. Parlamenti Evropian të martën më 18 prill, miratoi vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Miratimi u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim nga vendet anëtare të PE-së.

RelatedPosts

Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

Tjetër mbrëmje historike, Kosova mund Slloveninë dhe i bashkohet Shqipërisë në ‘play off-in’ e Botërorit

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

Pas miratimit, sot pritet të nënshkruhet edhe akti ligjor për liberalizimin e vizave, ndërsa hapi i vetëm që duhet të bëhet pas kësaj, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij.

Tashmë është e qartë se zbatimi i vendimit nuk do të shtyhet më larg se 1 janari i vitit 2024. Kjo çështje ka qenë e lidhur me sistemin ETIAS të udhëtimit në Evropë, përkatësisht me hyrjen e tij në fuqi.

Meqë afati për funksionalizimin e ETIAS-it është shtyrë për në vitin 2024, heqja e vizave për qytetarët e Kosovës pritet të bëhet më 1 janar të vitit të ardhshëm.

E deri në arritjen e këtij vendimi shumë personalitete të njohura nga Evropa kanë dhënë kontribut të madh tash e 12 vite që qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm sikurse edhe vendet e tjera të rajonit.

Kontribut në këtë proces kanë dhënë eurodeputetët si Ulrike Lunaçek, Tanja Fajon, Lukas Mandl, Viola Von Cramon, Thijs Reuten e shumë të tjerë që nuk janë në këtë listë, por që kanë kontribuar shumë që më në fund BE-ja të japë dritën e gjelbër për vizat.

Telegrafi më poshtë do të sjellë një historik të shkurtër të disa prej lobuesve më të mëdhenj ndër vite për heqjen e vizave:

Ulrike Lunaçek – u zgjodh raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian më 2009. Gjatë mandatit të saj, Lunaçek vazhdimisht ka bërë thirrje për heqjen e vizave për Kosovën. Në të shumtën e herëve ajo është treguar edhe kritike e ashpër ndaj qeverive që kanë drejtuar Kosovën, duke kërkuar që të përmbushin kriteret për liberalizim.

Së fundmi në dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Lunaçek ka promovuar një libër për rrugën evropiane të Kosovës dhe kontributin e saj për shtetin e ri në këtë rrugë. Përmes këtij libri ajo kërkoi nga BE-ja mbështetje për Kosovën.

Tanja Fajon – gjithashtu ka dhënë kontribut të madh në procesin e liberalizimit të vizave. Fajon e cila gjithashtu ka qenë raportuese për Kosovën në PE nga viti 2016, ka kërkuar vazhdimisht që Kosovës t’i hiqen vizat. Katër vite më parë ajo ishte shprehur e zhgënjyer me zhvillimet rreth liberalizimit të vizave për kosovarët.

Fajon kishte thënë se është e papranueshme që Kosovës t’i imponohen kushte të reja pasi janë plotësuar të gjitha kërkesat, shkruan Telegrafi.

Ajo e kishte quajtur të padrejtë faktin se janë plotësuar të gjitha kushtet nga ana e Kosovës, e Bashkimi Evropian nuk po vepron. Fajon i është gëzuar vendimit të djeshëm të Parlamentit Evropian, ku në një postim në Twitter shkori “ lajm i mrekullueshëm, urime, ju ia dolët”. Aktualisht Fajon është ministre e Punëve të Jashtme të Sllovenisë.

Lukas Mandl – Zë i fuqishëm në Parlamentin Evropian që Kosova të marrë liberalizimin e vizave, ishte edhe eurodeputeti austriak Lukas Mandl. Mandl vazhdimisht ka bërë thirrje për heqjen e vizave, madje njëherë kishte deklauar se edhe atij i ka humbur durimi dhe se janë bërë shumë vonesa në këtë proces.

Ai vazhdimisht ka bërë të ditur se Kosovës po i bëhet një e padrejtë në këtë proces. Mandl tha se liberlizimin e vizave e meritojnë populli i Kosovës, pasi ka kohë që janë përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme. Ai shtoi se vlerëson shumë durimin që kanë shumë njerëz në Kosovë, për tërë këtë pritje që të udhëtojnë pa viza drejt Evropës.

Viola Von Cramon – gjithashtu ka dhënë kontribut të çmuar në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian muaj më parë kishte deklaruar se qytetarët e Kosovës prej shumë kohësh e kanë merituar liberalizimin e vizave.

Pas vendimit të djeshëm të PE-së, Von Cramon u shpreh e lumtur duke thënë se ky është një lajm i mrekullueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Thijs Reuten– është deputet holandez në Parlamentin Evropian i cili ka raportuar për liberalizimin e vizave për Kosovën. Reuten disa herë ka deklaruar se Parlamenti Evropian do të punojë me shpejtësinë maksimale për këtë proces, i cili, siç ka thënë ai, veçse ka zgjatur shumë.

Eurodeputeti holandez pas vendimit të djeshëm të PE-së, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës, duke thënë se tashmë janë pjesë e Evropës. “Krenar që më në fund e realizuam këtë premtim të vonuar të BE-së për qytetarët e Kosovës. Ju jeni pjesë e Evropës!”, ka deklaruar Reuten, shkruan Telegrafi.

Një tjetër zyrtare evropiane, që dha kontribut për liberalizimin e vizave është edhe Kati Schneeberger.

Kati Schneeberger –  këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian është gjithashtu në mesin e emrave të shumtë që kanë lobuar për heqjen e vizave për Kosovën. Ajo kishte nisur mbledhjen e nënshkrimeve përmes një peticioni ku kërkonte heqjen e vizave për Kosovën.

Ajo madje i kishte shkruar letër presidentit francez, Emmanuel Macron ku kishte kërkuar që Kosovë t’i hiqen vizat, por se asnjëherë nuk kishte marrë përgjigje nga ai. Ajo kishte deklaruar se ky diskriminim i pabazë që po u bëhet qytetarëve të Kosovës, më në fund duhet të ndalet.

Liberalizimi i vizave do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 27 shtetesh evropiane.

Ky regjim mundëson udhëtime pa viza vetëm deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen.

Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe në asnjë rast nuk nënkuptojnë leje pune ose përfitime të tjera.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman

Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman

16 November, 2025
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

16 November, 2025
Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’

Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’

16 November, 2025
Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

16 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result