Eurodeputeti bullgar: Në Maqedoni ka mbi 130 mijë persona me nënshtetësi bullgare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Eurodeputeti bullgar, Andrej Kovaçev u shpreh sërish se në Maqedoninë e Veriut ka shumë më shumë bullgarë se sa ka treguar regjistrimi i fundit.

“Të gjitha burimet historike thonë se në pjesa më e madhe etnike e Maqedonisë janë bullgarë. Me prejardhje ka mijëra, mbi 120-130 mijë me shtetësi bullgare”, u shpreh Andrej Kovaçev.

BGNES shkruan se në Në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, përfaqësuesi i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski ka bërë shkelje të rëndë të procedurave dhe rregulloreve.

Sipas mediave bullgare, deputetët bullgarë, Georg Georgiev dhe Denica Saçeva e kanë informuan kryetarin e Grupit të Partive Popullore me çka ka rezultuar me pezullim të Nikollovskit të flasë në grupin e EPP-së.

Kujtojmë se autoritetet bullgare vazhdimisht janë shprehur se ka shumë qytetarët nga Maqedonia e Veriut të cilët kanë pranuar se kanë prejardhje bullgare, ndërsa regjistrimi i fundit tregoi se afër 3.000 persona janë regjistruar si bullgarë./

Share This Article