Eurodeputeti bullgar publikon videon: Ja çfarë ndodh për 5 minuta nëse Vuçiçi sulmon Kosovën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Angel Dzhambazki, politikani bullgar që është deputet në Parlamentin Europian, tha se Serbia po luan me zjarrin, ndërsa shprehu mbështetjen për Kosovën në një reagim në Twitter.

Dzhambazki publikoi një video për të treguar se çfarë do të ndodhte për 5 minuta nëse Vuçiçi do të vendoste për ta pushtuar Kosovën.

“Serbia po luan me zjarrin. Nëse Vuçiç nuk e kontrollon veten, do të digjen. Ne qëndrojmë me Kosovën!”, shkroi Dzhambazki.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç kërcënoi para se situata të tensionohej të dielën në veri të Kosovës. Një atmosferë lufte u krijua pak para se të hynin në fuqi dy vendime që Qeveria e Kosovës i mori në fund të qershorit për reciprocitet me Serbinë.

Share This Article