Eurodeputeti austriak Lukas Mandl ka thënë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është vonuar dhe se duhet të ndodhë tash.
Mandl ka shkruar në pesëvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe BE-së.
“Pesë vjet më parë, ka hyrë në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asociimit me Kosovën. Si marrëveshja e parë kontraktuale mes BE-së dhe Kosovës ishte një moment historik në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE. Liberalizimi i vizave është i vonuar dhe duhet të pasojë tash”, ka shkruar Mandl në Twitter.