Eurodeputeti grek i vendos kushte Shqipërisë: Të rregjistrojë tokat e grekëve në Himarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Eurodeputeti grek Manolis Kefalogiannis ka ngritur shqetësimin e tij në Komisioni Europian në lidhje me pronat në Himarë, të pakicës greke.

Kefalogiannis i është referuar dy çështjeve kryesore në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Ai është shprehur se Komisioni synon të sigurojë që Shqipëria të përmbushë detyrimet e saj pronësore dhe të sigurojë mbrojtjen e të drejtës themelore të pronës si të shtetasve shqiptarë, ashtu edhe të anëtarëve të pakicës kombëtare greke duke iu referuar tokave në Himarë.

Ai në Komisionin Europian tha se regjistrimit kadastral i pronave në Himarë është një nga kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria.

Nënkryetari i Komisionit dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borel në përgjigjen e tij ndaj Kefalogiannis tha se përparimi në procesin e regjistrimit të pasurisë është një çështje e rëndësishme që duhet reflektuar në kuadrin e negociatave.

Share This Article