Eurodeputeti: Karota dështoi, nxirrni shkopinjtë ndaj Serbisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti holandez i Parlamentit Europian, Thijs Rutten, kritikoi ashpër presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që refuzoi të firmoste propozimin europian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ai e konsideron këtë qëndrim të liderit të Beogradit zhgënjyes dhe të pritshëm.

“Refuzimi i turpshëm i Vuçiçit për të nënshkruar marrëveshjen e normalizimit me Republikën e Kosovës, të cilën ai ‘e pranoi’ të hënën, sugjeron qartësisht se Serbia po luan me kohën. Metodat e buta duhet të marrin fund. Karotat kanë dështuar. Nxirrni shkopinjtë”, shkruan eurodeputeti në profilin e tij zyrtar në Twitter.

Ndërkohë, edhe më herët, ligjvënësit holandezë kanë kërkuar dënimin e Serbisë për qasjen agresive ndaj Kosovës dhe për mos-dënimin e luftës së Rusisë në Ukrainë përmes sanksioneve. Madje është kërkuar që Serbisë t’i ndalohet anëtarësimi në BE dhe t’i rikthehet regjimi i vizave.

Share This Article