Eurodeputeti Reuten, KE-së: Vuçiq përdor BE-në si “bankomat” e refuzon të nënshkruaj marrëveshje, ndaljani fondet obstruksionizmit të tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Eurodeputeti holandez i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, i ka dërguar një pyetje Komisionit Evropian (KE) për të shpjeguar politikën e pakuptueshme të Serbisë.

Reuten thekson se presidenti i Serbisë, Thijs Reuten është duke e shfrytëzuar BE-në si një bankomat në të cilën merr para dhe në fund refuzon nënshkrimin e marrëveshjeve.

“Sot e pyeta Komisionin Evropianin, për të shpjeguar politikën e saj të pakuptueshme të Serbisë. Vuçiq përdor Bashkimin Evropian si bankomat të tij, pastaj kthehet dhe refuzon të nënshkruajë marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja me Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai.

“Ndaloni këtë financim vetëshkatërrues të obstruksionizmit të Vuçiqit”, shkruan eurodeputeti.

Ndryshe, Vuçiq kishte deklaruar se nuk do ta lejojë në asnjë formë anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Kjo deklaratë kishte ardhur dy ditë pas takimit të 27 shkurtit ku palët ishin pajtuar për planin franko-gjerman.

Share This Article