Eurodeputetja Fajon: Macron të marrë përgjegjësinë për situatën në rajon

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon deklaroi sot në seancën plenare të Parlamentit Evropian ku po diskutohet hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut se të rinjtë në Ballkanin Perëndimor po humbasin shpresën.

“Nuk besojnë më tek ne dhe i kuptoj”, tha ajo.

“Vitin e shkuar përpara referendumit, Maqedonisë së Veriut i thatë se duhet të besonin tek ju. I drejtohem Macron që të marrë përgjegjësinë për situatën në rajon. E merr ai përgjegjësinë e zgjedhjeve të parakohshme në MV. Për fjalët boshe mbi zgjerimin”, tha Fajon.

“Ka 10 vjet që Komisioni i ka premtuar MV që do bëhej anëtare e BE. Sot mua më vjen turp ndaj banorëve të rajonit”, theksoi Fajon./ATSH/

Share This Article