Eurodeputetja gjermane: Koha t’i hiqen masat Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka deklaruar se është koha që t’i hiqen masat e vendosura ndaj Kosovës si pasojë e krizës në dialogun Kosovë-Serbi.

Eurodeputetja gjermane shprehet se zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të kaluara në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimi i raporteve mes dy vendeve, përfshirë reformat në sundimin e ligjit dhe drejtësinë janë kyçe në rrugën e Kosovës për në BE.

Duke iu referuar raport-progresit për Kosovën, Cramon evideton përparimin në shumë fusha reformuese, përfshirë reformën zgjedhore dhe luftën kundër krimit të organizuar, ajo ka përmendur edhe konfirmimin e Komisionit që shqiptarët e Kosovës, do të udhëtojnë drejt BE-së pa viza që nga janari 2024.

Raporti për Kosovën thekson progresin në shumë fusha reformuese, përfshirë reformën zgjedhore dhe luftën kundër krimit të organizuar. Komisioni gjithashtu ka konfirmuar se qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë lirshëm drejt BE-së që nga 1 janari 2024!”, ka shkruar  ajo.

Share This Article