ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
SHBA-të nisin “sulme të fuqishme” kundër Shtetit Islamik në Nigeri, thotë Trump 2 minutes ago
Këngëtarja shqiptare Loredana po përçan Adyemin me Dortmundin, lojtari u largua pa përshëndetur shokët, klubi gati ta ndëshkojë  12 minutes ago
Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, pjesë e një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura 14 minutes ago
Pamje të rënda/ Video e përplasjes për vdekje me Ferrari e “babait” të “Call of Duty” 16 minutes ago
Hoffenheim nuk ulet për bisedime për sulmuesin shqiptar për oferta nën 50 milion euro 18 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Eurodeputetja holandeze: Problemi për negociatat nuk ishte Shkupi, por Tirana

albnews by albnews
8 February, 2020
in Albania
0
Eurodeputetja holandeze: Problemi për negociatat nuk ishte Shkupi, por Tirana
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në një intervistë eskluzive për “ABC News”, eurodeputetja holandeze Kati Piri deklaron, se përveç përfitimeve financiare, metodologjia e re e zgjerimit bën të mundur penalizimin e regresit në lirinë e shtypit dhe shtetit ligjor në vendet e Ballkanit. Por sipas Piri, grupimi socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian dëshiron më shumë fokus në çështjet sociale dhe të mjedisit për qytetarët e Ballkanit në metodologjinë e re të Komisionit Europian.

Si e vlerësoni metodologjinë e rishikuar të Komisionit Europian për zgjerimin ? A përkon me 10 propozimet e grupimi socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian ?

RelatedPosts

I kërkonte Franca, dy “skifterët” shqiptarë kapen në Angli, njërit i vendosin “Rolex” në këmbë

Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

I kërkonte Franca, dy “skifterët” shqiptarë kapen në Angli, njërit i vendosin “Rolex” në këmbë

 “Ne shohim qartësisht hapa pozitivë në metodologjinë e re të Komisionit Europian për zgjerimin. Grupimi socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian mbështet zgjerimin dhe mendojmë që shtrirja e prosperitetit dhe demokracisë në të gjithë kontinetin europian është shumë e rëndësishme. Ne shohim një vëmendje më të madhe në reformat e shtetit ligjor dhe lirisë së medias, që janë çështje që ju interesojnë qytetarëve të Ballkanit. Ata duan që vendet e tyre të ecin përpara. Si socialdemokrate, do të kisha dashur të shihja një plan pak më ambicioz lidhur me çështjet sociale për qytetarët e Ballkanit. Ne në Bashkimin Europian po transformojmë ekonomitë tona për shkak të ndryshimeve klimaterike. Por ndërkohë ne shohim që 5 qytete në Ballkanin Perëndimor janë ndër më të ndoturat në botë. Qytetarët e Ballkanit meritojnë shëndet të mirë, ajër të pastër, ujë të pastër. Do kishte qenë mirë nëse në propozimin e Komisionit do kishte më shumë angazhim për këtë. Qytetarët e Ballkanit që punojnë me kohë të plotë nuk kanë një pagesë që bën të mundur një jetë dinjitoze. Nëse ne nuk fokusohemi te kjo, atëherë çfarë sjell zgjerimi për qytetarët e Ballkanit? Ne si socialdemokratë përfaqësojmë 10 qeveri ndër 27 qeveritë e shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe do insistojmë që kjo gjë të jetë në fokus. Si pikë të tretë,ne mbështesim dhënien e një asistence financiare më të madhe për vendet e Ballkanit, edhe pse nuk është e qartë se në çfarë niveli është. Do kishim dashur të shihnim që nëse një vend bën progres, të mund të përfitonte nga fondet strukturore, apo fondet e kohezionit. Ato fonde që mund të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit”, tha Piti.

Metodologjia e re e parashikon më shumë përfshirje  të shteteve anëtare për vlerësimin e zbatimit të reformave. E mirëprisni këtë ?

“Tërësisht. Ne mund të ëndërrojmë sa të duam këtu në Bruksel. Në fund të fundit janë shtetet anëtare ato që bllokojnë zgjerimin. Nëse ne i angazhojmë parlamentet e vendeve anëtare që në fillim të procesit lidhur me kushtet që vendet kandidate duhet të zbatojnë, atëherë kjo mund të ndryshojë dinamikën e zgjerimit. Pra, jo thjesht t’u kërkojmë në fund që ato të thonë “PO”. Por, të mundësojmë që të gjitha instancat të jenë më të përfshira në procesin e zgjerimit. Kjo do evitonte vendosjen e kushteve të reja sa herë duhet të merret një vendim, gjë që nuk e bën procesin shumë të ndershëm”, u shpreh ajo.

A do bindte kjo shtetin tuaj anëtar, Holandën, Francën dhe Danimarkën për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?

“Parlamenti holandez ishte në favor të hapjes së negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Problemi ishte me Shqipërinë. Cilat janë shqetësimet e qytetarëve holandezë? Janë dy. Njëra prej tyre ka të bëjë me pasojat e zgjerimit me vendet e Europës Qendore dhe Lindore. Shumë qytetarë tê këtyre vendeve erdhën në vendet Perëndimore, duke krijuar konkurrencë në gjirin e ndërmarrjeve perëndimore në uljen e rrogave. Prandaj, investimi në të drejtat sociale është shumë i rëndësishëm. Nga ana tjetër, ata shohin lidera si Viktor Orban, që mund të bllokojnë çdo gjë që ne duhet të vendosim me unanimitet. Ne duam të sigurojmë që nëse një vend bëhet anëtar, ne të kemi mekanizmat e duhura, që nëse situata përkeqësohet, ne mund t’i përgjigjemi kësaj”, tha ajo.

Komisioneri u shpreh qartë që mund të përdoren instrumenta penalizues në rast të shkeljes së të drejatve themelore dhe cënimit të shtetit ligjor. A mbështetet kjo nga Parlamenti Europian?

“Nëse ne shohim që ka një dinamizëm për reforma, një politikë gjithëpërfshirëse midis qeverisë, opozitës, shoqërisë civile, ne duhet të përdorim instrumenta nxitës. Për Turqinë, për të cilën jam raportuese prej 5 vjetësh, nëse do të vendosnim tani, ne nuk do t’i kishim dhënë as statusin  e kandidatit për shkak të përkeqësimit të lirive themelore, si të drejtat e njeriut, lirisë së shtypit, apo shkeljet e shtetit ligjor. Pra, na duhet një mekanizëm, që kur ka shkelje apo cënime, të mund të bëjmë një kthim mbrapa, duke ndërprerë fondet. Këto janë shqetësime të shumê qytetarëve europianë dhe ne duhet t’ju përgjigjemi atyre. Dhe nuk është në interesin e asnjë qytetari në Ballkanin Perëndimor të shohë që situata e lirisë së shtypit po përkeqësohet shumë dhe Bashkimi Europian sheh gjetkë nuk reagon ndaj kësaj. Pra, shpresoj që proçesi i zgjerimit të bëhet për qytetarët dhe jo për qeveritë”, tha më tej eurodeputetja ./abcnews.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

SHBA-të nisin “sulme të fuqishme” kundër Shtetit Islamik në Nigeri, thotë Trump

SHBA-të nisin “sulme të fuqishme” kundër Shtetit Islamik në Nigeri, thotë Trump

26 December, 2025
Këngëtarja shqiptare Loredana po përçan Adyemin me Dortmundin, lojtari u largua pa përshëndetur shokët, klubi gati ta ndëshkojë 

Këngëtarja shqiptare Loredana po përçan Adyemin me Dortmundin, lojtari u largua pa përshëndetur shokët, klubi gati ta ndëshkojë 

26 December, 2025
Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, pjesë e një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, pjesë e një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura

26 December, 2025
Pamje të rënda/ Video e përplasjes për vdekje me Ferrari e “babait” të “Call of Duty”

Pamje të rënda/ Video e përplasjes për vdekje me Ferrari e “babait” të “Call of Duty”

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result