Ditën e sotme Eurodeputetët në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian diskutuan raportin për vendin tonë.
Një prej eurodeputeteve tha se është e rëndësishme të krijohen kushte që shqiptarët që kanë emigruar të rikthehen në Shqipëri.
Ajo tha se shqiptarët janë punëtorët më të mirë në Europë.
“E them këtë nga eksperienca ime, ndaj të bën shumë pa shpresë kur mendon se janë të detyruar të largohen nga vendi i tyre se s’kanë kushtet e duhura”, tha ajo.
Një tjetër eurodeputet tha se “duhet të japim shpresën në mënyrë që ti bëjmë njerëzit në Shqipëri e gjithë rajonin të ndërmarrin hapa e të kenë qëllime” duke nënvizuar me rëndësi çeljen e negociatave me vendin tonë.
“Pasi nëse nuk veprojmë kështu është shumë e rrezikshme, e rrezikshme nëse mendojmë se nuk do kemi të ardhme, ndaj duhet të nisim ti japim popullit shqiptar synimet të cilat mund ti arrijnë, që mund të arrijnë përmirësime mund ta bëjmë këtë proces një lloj stimuli për të përmirësuar situatën në Shqipëri pasi mungesa e shpresës në një vend, që është rritur shumë për shkak të pandemisë…., e cila mund të ketë pasoja katastrofike në vitet në vijim”.