Eurofobi Farage kërkon aleancë me Boris Johnsonin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Eurofobi, Nigel Farage i propozoi kryeministrit britanik, Boris Johnson për të formuar një aleancë pro Brexit për zgjedhjet legjislative që do të mbahen në dhjetor, një propozim i parë me sy të mirë nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Oferta u refuzua menjëherë nga kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili mbështeti gjithashtu marrëveshjen e Brexit që ai negocioi me Brukselin, e denigruar nga Nigel Farage.

Kryeministri, i cili shpreson që në zgjedhjet e parakohshme të 12 dhjetorit të gjejë një maxhorancë që do t’i mundësonte të qeverisë, është angazhuar në fushatë si ai që do të mundësojë më në fund daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, një proces në ngërç prej tre vite e gjysmë pas referendumit të vitit 2016./ATSH/

Share This Article