Euroja e qëndrueshme, dollari u forcua me 0.33 lekë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të premten, euroja ruajti pozita të qendrueshme ndaj lekut, ndërsa dollari forcoi pozitat me 0.33 lekë, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja u këmbye me 123.24 lekë në të njëjtën vlerë sa një ditë më parë. Dollari amerikan u forcua 0.33 lekë dhe këmbehet me 103.53 lekë.

Paundi britanik dhe franga zvicerane ndryshuan sot me të njëjtën vlerë leku, por me kahe të kundërt.

Kështu monedha britanike këmbehet me 144.16 lekë, 0.08 lekë më pak dhe franga u forcua me 0.08 lekë, duke u ngjitur në kuotën e 111.53 lekëve.

Share This Article