Euronews Travel prezanton 5 vendet më të bukura në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Euronews Travel publikoi sot një video ku promovohen 5 vendet më të bukura në Shqipëri.

Në vendin e 5-të Euronews rendit Shkodrën, të cilën e cilëson si kryeqyteti shqiptar i kulturës. “Shkodra është gjithashtu një nga qytetet më të vjetra në Ballkan”, thekson Euronews Travel.

Në vendin e 4-t renditet kalaja e Porto Palermos. “Kjo kështjellë historike shtrihet përgjatë bregdetit mahnitës shqiptar”, thekson Euronews.

Në vendin e tretë renditen plazhet e Ksamilit dhe Pulëbardhës. “Këto vende të bukura mund t’i gjeni në rivierën shqiptare”, thuhet në video.

Në vendin e dytë renditet qyteti i Gjirokastrës. “Rrugë me gurë, një kështjellë dhe shumë histori përcaktojnë këtë qytet të periudhës osmane”, thekson Euronews.

Në vendin e parë renditet Thethi, të cilin Euronews e cilëson si “Parku kombëtar më i bukur në Shqipëri”.

Share This Article