ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Postriba, 9 shtator 1946 – Kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri 9 hours ago
DOSJA/ Boris Johnson nën hetim për abuzim me fondet publike dhe lidhje të dyshimta biznesi 9 hours ago
Viktima dhe shifra rekord të rasteve me Covid në Itali 9 hours ago
Lufta ndaj karteleve, Sekretari amerikan i Mbrojtjes vesh uniformën ushtarake dhe zbarkon në Porto Riko 10 hours ago
Kualifikueset e Botërorit 2026, rivalët e Shqipërisë kanë përballjen direkte. Në fushë zbresin edhe Franca me Portugalinë 10 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Europa “ka një problem me Serbinë”, Të Gjelbrit kërkesë BE-së: Ndëshkoni Vuçiç, po bëhet si Putin

albnews by albnews
9 September, 2025
in Bota
0
Europa “ka një problem me Serbinë”, Të Gjelbrit kërkesë BE-së: Ndëshkoni Vuçiç, po bëhet si Putin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Bashkimi Europian ka një problem serioz me Serbinë. Këtë e konfirmon vetë Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, duke vlerësuar negativisht përpjekjet që ka bërë Beogradi lidhur me anëtarësimin në union. Zyrtarja e lartë e Brukselit kritikoi deklaratat e fundit të funksionarëve serbë, që ofenduan rëndë disa anëtarë të Parlamentit Europian, ndërsa nënvizoi se vetëm reformat pro europiane ofrojnë rrugën e sigurtë për dalje nga kriza. 

“Nëse ata që kanë qenë në pushtet për dekada frenojnë ndryshimet dhe shoqërinë e polarizuar, ata bllokojnë shanset për avancim në BE. Kurse, ata si në Shqipëri dhe Mal të Zi, që kapin momentin për të ardhmen, fitojnë. Ata që mbeten në të shkuarën, humbin. Prandaj ne kemi një problem në Beograd”, tha Marta Kos.

RelatedPosts

Viktima dhe shifra rekord të rasteve me Covid në Itali

Lufta ndaj karteleve, Sekretari amerikan i Mbrojtjes vesh uniformën ushtarake dhe zbarkon në Porto Riko

Në bord ishte edhe Greta Thunberg/ Sulmohet me dron anija në ujërat tuniziane

Një problem shumë të madh me Serbinë kanë edhe të Gjelbrit në Parlamentin Europian, që i kërkojnë presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, që të mbajë një qëndrim të qartë ndaj Aleksandër Vuçiç, pasi nuk duhet të ndihet i paprekshëm, teksa urdhëron dhunimin e protestuesve.

“Sulmi nga Vuçiç kundër protestuesve, gjithashtu ofendimi i kolegëve të mi këtu duke i quajtur ‘plehrat e gjelbër’, janë të papranueshme. Ky është shembulli më i qartë se një autokraci po ndërtohet brenda Europës. Në të njëjtën kohë duke qenë aleat i Putinit, ai sulmon protestuesit paqësor dhe një lëvizje politike që lufton për liri dhe demokraci. BE nuk e mbështet këtë. Prandaj presim një dënim të plotë të këtyre veprimeve të Vuçiçit nga liderët europianë. Prandaj u kemi dërguar një letër presidentëve Von der Leyen, Costa dhe Metsola. Kërkojmë që ata të veprojnë. Gjithashtu kërkojmë rishikimin e të gjitha fondeve që shkojnë në Serbi, sepse nuk mund të vazhdojmë të financojmë një shtet që po zhytet në autokraci, në modelin e Putinit”, tha eurodeputeti Bas Eickhout.

Të Gjelbrit akuzuan presidenten Von der Leyen se nuk vepron kundër Vuçiç sepse partia e tij SNS është pjesë e grupit më të madh të Parlamentit Europian, Partive Popullore Europiane. Por duket se kjo do të ndryshojë. Presidenti i grupit parlamentar të PPE-së, Manfred Weber, thotë se e ardhmja e Partisë Progresive Serbe brenda Partisë Popullore Europiane do të jetë objekt diskutimi brenda grupit në ditët në vijim. Ai shtoi se grupi po monitoron me kujdes situatën dhe zhvillimet në Serbi. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Postriba, 9 shtator 1946 – Kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri

Postriba, 9 shtator 1946 – Kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri

9 September, 2025
DOSJA/ Boris Johnson nën hetim për abuzim me fondet publike dhe lidhje të dyshimta biznesi

DOSJA/ Boris Johnson nën hetim për abuzim me fondet publike dhe lidhje të dyshimta biznesi

9 September, 2025

Viktima dhe shifra rekord të rasteve me Covid në Itali

9 September, 2025
Lufta ndaj karteleve, Sekretari amerikan i Mbrojtjes vesh uniformën ushtarake dhe zbarkon në Porto Riko

Lufta ndaj karteleve, Sekretari amerikan i Mbrojtjes vesh uniformën ushtarake dhe zbarkon në Porto Riko

9 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result