Rusia ka raportuar 232 vdekje të tjera, numri i saj më i lartë në një periudhë 24-orëshe, duke e çuar totalin në 4.374. Infeksionet e reja, në 8,572, janë shumë poshtë pikut të tyre.
Në Austri tashmë lejohen noti në pishina dhe zhvillimi i dasmave me deri në 100 njerëz. Pas një shpërthimi relativisht të vogël me 645 vdekje në total, kufizimet po hiqen shpejt.
Një fabrikë tjetër, Van Rooi, për përpunimin e mishit në Hollandë ka raportuar shpërthim të koronavirusit – 21 persona nga 130 kanë testuar pozitivisht në qytetin jugor të Helmondit.
Spanja ka vendosur të transferojë 70% të vendit në fazën e dytë të heqjes së bllokimit të hënën – kinematë, teatrot, sallat e koncerteve dhe qendrat tregtare do të rihapen, në një mënyrë të kufizuar.
Kroacia rihapi kufijtë e saj me 10 vende të BE duke përfshirë edhe Austrinë, por meqë Kroacia nuk është në “listën e bardhë” të Austrisë, turistët e rikthyer do të kenë nevojë për një test negative të Covid-19 për t’u rikthyer./BBC