U luajtën prej orës 18:45, tetë ndeshjet e vlefshme për raundin e gjashtë të Ligës së Europës, ku u shënuan në total, plot 22 gola.
Spikasin triumfet e Romës dhe Manchester United ndaj Bragës, dhe Plzenit, ndërkohë që fitore spektakolare arriti edhe PAOKU me plot 5 gola ndaj Ferencvaroshit.
Pas dy barazimesh, Roma u kthye te fitorja, teksa në “Olimpico” mundi pastër 3-0 Bragën. Pellegrini u takua me golin pas shumë kohësh, teksa realizoi në minutën e 11-të.
Në pjesën e dytë, Saud Abdulhamid dyfishoi shifrat. Në fund, pati kohë edhe për një gol të Hermoso. Roma renditet në vendin e 14-të me 19 pikë.