Europa mes borës e ngricave. Kaos në Francë, Britani dhe Holandë, anulohen qindra fluturime

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Europa perëndimore vijon të jetë e mbërthyer nga moti i keq, me reshje bore, ngricë dhe stuhi në ditët e para të vitit që preku brigjet e Atlantikut.

Fluturime e shërbime të trenave u pezulluan, e po ashtu disa rrugë u bllokuan teksa stuhia Goretti avancoi përmes rajonit. Reshje të dendura bore u regjistruan në rajonin e Parisit, edhe këtë të mërkurë, ndërsa Britania e Madhe pritet të preket më së shumti gjatë së enjtes dhe të premtes.

Agjencia metorologjike Meteo France njoftoi për reshje të dendura dëbore përgjatë gjysmës veriore të vendit të mëkurën, ndërsa Zyra e Shërbimit Meteorologjik në Britani tha se ngricat do të vazhdonin të ishin problem në Skoci.

Shërbimet e autobuseve në Paris u pezulluan, teksa dyqanet bëheshin gati për ditën e parë të uljeve të vitit të ri. Reshjet më të dendura se zakonisht të dëborës kanë shkaktuar kaos në qarkullim këtë javë. Autoriteti i Aviacionit Civil në Francë u kërkoi kompanive ajrore të reduktojnë 40 përqind të fluturimeve drejt aeroportit kryesor të Charles de Gaulle dhe 25 përqind në atë të Orly.

Kompania ajrore holandeze KLM anuloi 600 fluturime të planifikuara për të mërkurën në aeroportin e Amsterdamit, Shipol, në ditën e 6 radhazi të problematikave në një prej aeroporteve më të frekuentuara të Europës. KLM ka paralajmëruar se lëngjet e shkrirjes së akujve janë drejt mbarimit dhe se vonesat në furnizime e kanë bërë të vështirë zëvendësimin e stoqeve.  

Po ashtu, në Bruksel u anuluan disa fluturime dhe ngrica në pistë dhe krahët e avionëve shkaktoi vonesa. Autoritetet në Holandë u kanë kërkuar njerëzve të planifikojnë punë nga shtëpia, nëse do të jetë e mundur.  

Share This Article