“Europa në orët më të errëta që nga Lufta e Dytë Botërore”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikat e Jashtme, Josep Borrell, ka reaguar për sulmin e Rusisë në Ukrainë në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Ai u shpreh se pas kësaj ngjarjeje, Europa po përjeton orët më të errëta në gati 80 vjet.

“Këto janë orët më të errëta për Europën që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”, tha Borrell.

Ai premtoi ndihmë urgjente për Ukrainën, si dhe mbështetje për evakuim duke përfshirë edhe stafin e BE-së.

Teksa foli së bashku me Presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, Borell tha se sanksionet ndaj Rusisë do të jenë më të ashprat e vendosura ndonjëherë. Ndërkohë, Von der Leyen theksoi se do të paraqesë sanksione “masive dhe strategjikë” kundër Rusisë të cilat pritet të miratohet më vonë gjatë së enjtes.

Share This Article