Europa Nostra: Shkatërrimi i Teatrit i paligjshëm, mbrohet nga ligji

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Organizata Europa Nostra ka reaguar ndaj vendimit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Në një postim në Twitter shprehen se janë kundër prishjes së godinës dhe e konsiderojnë “të paligjshëm” një veprim të tillë. Ata shtojnë se godina e Teatrit është e mbrojtur nga ligji kombëtar.

“Ne qëndrojmë për trashëgiminë kulturore të Europës. Kjo është arsyeja se pse i kundërvihemi shkatërrimit të paligjshëm të propozuar për Teatrin Kombëtar në Tiranë, një nga 7 vendndodhjet më të rrezikuara. Teatri është i mbrojtur nga ligji kombëtar & nga shoqëria civile dhe ekspertë”, thuhet në reagimin e Europa Nostras.

Më 24 Mars, ‘’Europa Nostra” e futi godinën e Teatrit Kombëtar në programin e “7 vendndodhjeve më të rrezikuara”. Mbështetje për këtë nismë deklaroi publikisht edhe Komisionerja e Bashkimit Europian për inovacionin, kërkimin, kulturën, edukimin dhe rininë, Mariya Gabriel. 

Share This Article