“Europa si titaniku”, Meloni kundër Macron: Më mirë që nuk ishim në Paris

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vijojnë tensionet dhe polemikat mes Italisë dhe Francës. Kryeministrja Giorgia Meloni këmbëngul se ftesa për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, nga qeveria e Parisit ishte e gabuar dhe e pavend.

“Nëse do të isha ftuar nga Macron për një takim me Zelensky-n, do të kisha këshilluar që ai takim të mos mbahej. Nuk më intereson të dal në një fotografi, të cilën nuk e mbështes. Në Paris ishin vetëm 2 liderë europianë, mungonin dhe 25 të tjerë”, u shpreh kryeministrja italiane.

Më tej Meloni kritikoi dhe ata që mendonin se Bashkimi Europian është kthyer në grupim me dy ndarje.

“Kush mendon se Europa duhet të jetë një klub në të cilin dikush vlen më shumë dhe dikush më pak, gabohet. Sipas meje, kur flitet që BE ka një kategori të parë dhe një të tretë, vlen të kujtohet tragjedia e Titanikut. Nëse një anije fundoset, nuk vlen se sa shtrenjtë e ke paguar biletën”, nënvizoi Meloni.

Share This Article