Europa zotohet të adresojë nevojat ekonomike të Ukrainës për vitet 2026-2027

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, ka njoftuar angazhimin e të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian, përveç Hungarisë, për të mbështetur financiarisht Ukrainën gjatë dy viteve të ardhshme.

 “Sot Këshilli Europian dërgon një mesazh të rëndësishëm. BE-ja është e vendosur të adresojë nevojat urgjente financiare të Ukrainës për dy vitet e ardhshme, duke përfshirë mbështetjen për përpjekjet e saj ushtarake dhe mbrojtëse”, tha Presidenti i Këshillit Europian përmes një postimi në X.

Ky angazhim vjen menjëherë pasi u njoftua se Samiti në Bruksel miratoi paketën e 19-të të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, por pa një marrëveshje për fondet e “ngrira” ruse.

Share This Article