EUROPOL çmonton rrjetin shqiptar të trafikut të drogës, 35 të arrestuar! Sekuestrohen 1 mln euro

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

EUROPOL ka çmontuar një rrjet shqiptar të trafikut të drogës që shtrinte aktivitetet e tij të paligjshme në Gjermani, Itali dhe Holandë.

Në kuadër të këtij operacioni, 35 persona kanë përfunduar në pranga e ndërsa u sekuestruan më shumë se 1 milionë euro.

“Rrjeti kriminal dyshohet se është përgjegjës për trafikun në shkallë të gjerë të kokainës dhe kanabisit nga Amerika e Jugut në Evropë dhe shpërndarjen e tij të mëtejshme në të gjithë Bashkimin Evropian”, tha Europol.

Referuar po të njëjtit njoftim, “anëtarët e saj njihen gjithashtu për përdorimin e tyre të dhunës, duke përfshirë torturën dhe rrëmbimin për shantazh.”

Nuk ka ende informacione mbi identitetin e personave të arrestuar.

Share This Article