ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Hëna e Përgjakur” e 7 shtatorit, sonte “spektakël” në qiell 1 hour ago
Përfundon “Koko Fest” – Triumfon teatri “Aleksandër Moisiu”, Durrësi rrëmben pesë çmime në festival 1 hour ago
Ambasadori Shqiptar takon Nigel Farage 4 hours ago
Aksidenti tragjik në Lisbonë, hetuesit: U këput kablloja që lidhte dy vagonët 5 hours ago
Nis viti i ri shkollor – Dyfishohet numri i oficerëve të sigurisë, forcohen masat që ndalojnë celularët në mësim 5 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Europol i dorëzon Shqipërisë listën e policëve me SKY e EncroChat

albnews by albnews
27 November, 2023
in Shqiperia
0
Europol i dorëzon Shqipërisë listën e policëve me SKY e EncroChat
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Rastet kur zyrtarë apo ish-zyrtarë të policisë kanë rezultuar të përfshirë në ngjarje kriminale janë shtuar së fundmi.

Kujtojmë që më 21 nëntor 2021 u finalizuar operacioni “Metamorfoza 2”, i cili goditi një grup kriminal. Mes 11 persinave të përfshirë ishte edhe Erzen Breçani, ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës dhe shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni.

RelatedPosts

Nis viti i ri shkollor – Dyfishohet numri i oficerëve të sigurisë, forcohen masat që ndalojnë celularët në mësim

Policia aksion antikanabis në Malësi të Madhe, 14 të arrestuar, 10 në kërkim

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani shfaq probleme shëndetësore, shtrohet në QSUT

Arrestimet e tyre kanë ardhur pas zbardhjes së komunikimeve në “Sky ECC” në vitet 2019-2020 në Francë dhe Belgjikë me ndihmën e ndërkombëtarëve.

Referuar statistikave, policë të arrestuar ka pasur më shumë në periudhën janar-nëntor 2022. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga 134 efektivë vitin e shkuar, në raport me 69 që janë arrestuar deri tani.

Sipas SPAK në hetim janë një numër i konsiderueshëm policësh të tjerë, për të cilët shumë shpejt nuk do të kursehen sërish prangat. E vetmja pyetje që ka mbetur është: Kush e ka radhën?

Për këtë çështje Europol ka organizuar një takim pak javë më parë një takim me përfaqësues të SPAK dhe Ministrisë së Brendshme, ku janë ndarë shqetësime dhe informacione në lidhje me punonjës të policisë shqiptare që kanë rezultuar përdorues të platformave të koduara dhe të implikuar në bashkëpunim me grupet kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë, në disa vende të BE-së. Të dhënat e marra nga Europol me sa duket janë kthyer menjëherë në çështje penale në Shqipëri, pasi edhe zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, konfirmoi se arrestime të tjera do të ketë në radhët e policisë.

“Kjo nuk do të thotë që në nivel policor në të mos bëjmë punën tonë. Ne do të ezaurojmë çdo mjet, çdo mundësi të mundshme për të lidhur ura komunikimi, për të ndjekur, gjetur dhe arrestuar dhe vënë para përgjegjësisë penale çdo kënd, i cili i ka llogaritë e hapura me shtetin shqiptar”, tha Zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari.

Ministri i Brendshëm tha të premten, teksa prezantonte drejtuesin e ri të AMP-së, Florian Sulejmani, se të gjithë efektivët e policisë do të duhet të plotësojnë një formular ku të deklarojnë nëse kanë përdorur “SkyECC” apo “Encrochat” dhe nëse rezultojnë të tillë, do të mbajnë përgjegjësi. Një tjetër formë për t’iu shmangur filtrit është edhe ulja nga detyrat drejtuese, e cila i shmang nga vetting-u. Por, Balla bëri me dije se kush shmang vetting-un do të largohet menjëherë nga Policia.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Hëna e Përgjakur” e 7 shtatorit, sonte “spektakël” në qiell

“Hëna e Përgjakur” e 7 shtatorit, sonte “spektakël” në qiell

7 September, 2025
Përfundon “Koko Fest” – Triumfon teatri “Aleksandër Moisiu”, Durrësi rrëmben pesë çmime në festival

Përfundon “Koko Fest” – Triumfon teatri “Aleksandër Moisiu”, Durrësi rrëmben pesë çmime në festival

7 September, 2025
Ambasadori Shqiptar takon Nigel Farage

Ambasadori Shqiptar takon Nigel Farage

7 September, 2025
Aksidenti tragjik në Lisbonë, hetuesit: U këput kablloja që lidhte dy vagonët

Aksidenti tragjik në Lisbonë, hetuesit: U këput kablloja që lidhte dy vagonët

7 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result