Europol shkatërron bandën e drogës në Gjermani dhe në Belgjikë, në pranga 17 shqiptarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Europol ka vënë në pranga 17 shqiptarë, pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Në njoftimin e Europl bëhet me dije se operacioni u zhvillua në Gjermani dhe Belgjikë, ndërsa organizata kriminale kishte shtrirë aktivitetin në të gjithë Europën. 15 prej shqiptarëve u arrestuan në Belgjikë, ndërsa 2 të tjerët në Gjermani.

Ata u arrestuan në flagrancë, teksa droga po kontrabandohej në kontejnerë në Belgjikë, përpara se të transferohej në Gjermani dhe më pas do të shpërndahej në të gjithë Evropën.

Në këtë opracion morën pjesë rreth 300 forca policie.

Policia sekuestroi një plantacion kanabisi, 15 kilogramë kanabis, 3 kilogramë drogë sintetike dhe 3 kilogramë kokainë, 13 automjete, shumica të pajisura me ndarje profesionale të fshehura, 3 armë zjarri dhe mbi 700 000 euro.

Share This Article