Europoli godet “Kartelin e Ballkanit”, të arrestuar në disa vend, sekuestrohen 5 milionë euro

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një operacion i koordinuar policor në Gjermani ka përfunduar me arrestimin e tre personave dhe sekuestrimin e më shumë se 5 milionë eurove, ka njoftuar Agjencia Evropiane e Policisë.

Paratë dyshohet se janë fituar përmes trafikimit ndërkombëtar të drogës, kryesisht nga Kolumbia drejt Evropës.

Sipas EUROPOL, operacioni ka përfshirë bashkëpunimin e një njësie të gjerë policore nga Gjermania, Austria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia dhe Serbia, ndërsa rreth 500 efektivë gjermanë kanë marrë pjesë në bastisje të koordinuara kundër personave të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar dhe trafikim të drogës.

Gjatë veprimeve hetimore, autoritetet e vendeve pjesëmarrëse kanë ngrirë llogari bankare dhe pasuri të tjera të të dyshuarve, ndërkohë që identitetet e tyre nuk janë bërë të ditur nga EUROPOL-i.

Ndërkohë, Ministria e Brendshme e Serbisë ka konfirmuar arrestimin e tetë shtetasve serbë në Spanjë. Ata dyshohet se kanë qenë pjesë e logjistikës së rrjetit kriminal, duke siguruar pajisje dhe kushte për pranimin e sasive të mëdha të kokainës të dërguara me anije nga Kolumbia në portet spanjolle.

Droga më pas dyshohet se është ruajtur dhe shpërndarë në bashkëpunim me disa grupe kriminale spanjolle, duke krijuar një rrjet të gjerë të shpërndarjes së substancave narkotike në Evropë.

Hetimet ndërkombëtare vazhdojnë, ndërsa autoritetet e përfshira pritet të zbulojnë lidhje të reja brenda strukturës së ashtuquajtur “Karteli Ballkanik”, i cili prej vitesh konsiderohet një nga rrjetet më të fuqishme të trafikimit të drogës në kontinent.

Share This Article