Shkëmbimet tregtare mes Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe pësuan një rënie rekord në janar, muaji i parë i divorcit efektiv mes dy partnerëve pas Brexit, njoftoi Zyra Europiane e Statistikave Eurostat.
Eksportet nga BE drejt Britanisë së Madhe u ulën me 27,5% në raport me janarin 2020 dhe ato të Londrës drejt BE-së me 59,5%.
Rënia e njoftuar nga Eurostat është më e madhe se ajo e llogaritur javën e kaluar nga britanikët, për shkak të një ndryshimi në metodologji.