Eurostat: Shkalla e papunësisë në BE arriti në 7,5 % në 2020

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shkalla e papunësisë në Bashkimin Europian arriti në 7,5 % në muajin nëntor, sipas zyrës së statistikave të Bllokut, Eurostat.

“I krahasuar me muajin tetor, numri i të papunëve në BE ra në 7,6 %, përkatësisht me rreth 222 mijë persona”, tha Eurostat.

Shkalla e papunësisë u rrit, gjithashtu, edhe në eurozonë në nëntor me 0,9 pikë, respektivisht në 8,3 %, e krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar.

Sipas Eurostat, afërsisht 16 milionë burra dhe gra në BE, përfshirë 13,6 milionë në eurozonë, ishin të papunë në nëntor të vitit 2020.

Eurozona ose EA19 përfaqëson 19 vendet anëtare të BE-së që përdorin euron si monedhë të vetme, ndërsa EU27 përfshin të gjitha vendet anëtare të Bllokut./

Share This Article