Eva Buzo realizon ëndrrën, nga Italia në Shqipëri me not, 35 orë në det

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Eva Buzo ka përfunduar udhëtimin e saj prej 35 orësh e 17 minutash dhe 92 kilometra nga brigjet e Leçes, (San Focca) deri ne Gadishullin e Karaburunit, ku dhe ka prekur tokën Shqiptare, në afërsi të kepit të Gjuzës.

Një udhëtim i vështirë për avokaten me origjinë Shqiptare e cila, sfidën të cilën e la në mes vitin e kaluar për shkak të komplikacioneve , sot rrugëtimin e ka përfunduar, duke treguar një forcë fizike dhe psikologjike.

Ajo ka ndaluar shumë pak duke pirë ujë dhe udhëtimi ka qenë konstant. Nuk ka pasur asnjë problem gjatë udhëtimit prej 35 orësh. Në momentin e mbërritjes, Eva nuk është në gjendje të flasë për shkak të kalçifikimit të gojës nga kripa. Gjendja e saj është shumë e mirë.

Share This Article