Eurodeputetja greke, Eva Kaili u shfaq për herë të parë në Parlamentin Europian pas skandalit të Katargate, e cila mori pjesë të mërkurën, në fjalimin e Sviatlana Tsikkhanouskaia.
Kërkesa e Eva Kailit për të marrë pjesë në diskutimet e Parlamentit Evropian në Strasburg, iu transferua autoriteteve belge nga avokati i saj, Michalis Dimitrakopoulos dhe u pranua qershorin e kaluar.
Rikujtojmë se Eva Kaili është arrestuar më 9 dhjetor 2022. Më 14 maj 2023, ajo u lirua nga burgu dhe u kthye në shtëpinë e saj në Bruksel.
Ende nuk dihet se kur do të fillojë gjyqi i Katargate.