Eva Kaili sfidon drejtësinë belge: Hetuesit shkelën të drejtën e imunitetit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
FILE PHOTO: European Parliament vice president, Greek socialist Eva Kaili, is seen at the European Parliament in Brussels, Belgium December 7, 2022. European Union 2022 - Source : EP/­Handout via REUTERS

Eva Kaili ka vendosur të sfidojë  sistemin belg të drejtësisë. Përmes avokatëve të saj, ajo pretendon se policia dhe shërbimet sekrete të vendit shkelën imunitetin e saj parlamentar.

Ish-nënkryetarja e Parlamentit Evropian, që u arrestua dhjetorin e kaluar për pjesëmarrje në një skandal korrupsioni të lidhur me vende jo anëtarë të BE-së, nuk është e vetmja që ka ndërmarrë aksion ligjor kundër sistemit belg të drejtësisë.


Ligjvënës të tjerë të përfshirë në skandal, si italiani Andrea Kocolino dhe ai belg Mark Tarabela, kanë apeluar gjithashtu paditë në dëm të tyre.

Nëse ata fitojnë, atëherë e gjithë çështja mund të fundoset. Në Bruksel u mbajt seanca e parë në Pallatin e Drejtësisë.

“Kundërshtimet tona bazohen në dy kolona. Njëra është se e drejta e Eva Kailit për të qenë imune nga shërbimet sekrete belge është shkelur dhe kjo tregon se procedimi nuk ka vlerë.

E dyta dhe më e rëndësishmja është se hetuesi i çështjes, Mishel Klez, kishte një pengesë bazë për të mos qenë hetues.

Ai e fshehu këtë. Gjithashtu, djali i zotit Klez, së bashku me të birin e një ligjvënësi të dyshuar kishin një kompani të përbashkët”, deklaroi avokati Michalis Dimitrakopoulos.

Eva Kaili u lirua nga burgu në prill dhe është sërish aktive në Parlamentin Evropian, duke vepruar si një ligjvënëse e pavarur teksa është në pritje të gjyqit.

Share This Article