Evakuimet nga Afganistani, Biden: Çdo ditë që kalon, shton rrezikun për trupat amerikane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u shpreh pas mbledhje së G7-s se që nga 14 gushti, 70 mijë e 700 persona janë evakuuar nga Kabuli dhe shtoi se me ritmin aktual, evakuimet do të përfundojnë brenda afatit të 31 gushtit.

“Sa më shpejt që të mbarojmë punë, aq më mirë. Çdo ditë që kalon, shton rrezikun për trupat amerikane nga terroristët në rajon”, tha Biden.

Më tej, Biden theksoi se edhe talibanët po ndihmojnë në largimin e njerëzve nga Kabuli.

Në lidhje me aleatët, Biden theksoi se do të qëndrojnë të bashkuar për të përballuar sfidat që paraqet Afganistani: “Ramë dakord sot që do të qëndrojmë krah për krah, ashtu siç kemi bërë prej vitesh. Do të jemi të bashkuar”.

Share This Article