Evakuohen qindra njerëz ndërsa zjarret përfshijnë pjesë në jug të Spanjës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zjarrfikësit të enjten luftuan me erërat e forta për të shuar një zjarr në jug të Spanjës, pasi qindra njerëz u evakuuan dhe një autostradë kryesore dhe rrugët u mbyllën.

Sipas mediave të huaja, rreth 250 zjarrfikës të mbështetur nga 26 aeroplanë uji luftuan me flakët që shpërthyen të mërkurën vonë në malet Sierra Bermeja në krahinën jugore të Malaga, tha qeveria rajonale e Andaluzisë në një deklaratë.

Shërbimet e urgjencës thanë se rreth 900 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre – kryesisht nga komuna e Estepona, një zonë e njohur me pensionistët britanikë dhe pushuesit.

Disa i thanë televizionit publik spanjoll se policia iu kishte dhënë vetëm pak minuta për t’u larguar.

Zjarrfikësit thanë se erërat e forta, me erëra deri në 60 kilometra në orë, kushtet e nxehta dhe shpatet e thepisura të maleve po e vështirësonin detyrën e tyre.

“Erërat po bëhen më të forta, por… po vijnë nga perëndimi i cili e lëvizë zjarrin nga zonat e ndërtuara”, u tha gazetarëve kreu i divizionit të zjarrfikësve të Malagës, Manuel Marmolejo.

Gjithashtu, zyrtarët lokalë dyshojnë se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm. 

Share This Article