Everton e mposht Chelsean

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ecurinë e mirë të skuadrës londineze, e cila nuk dinte për humbje në pesë ndeshjes se fundit, e ka ndalur Everton, pasi që ka fituar me rezultat 1-0 në “Goodison Park”.

Chelsea kishte shumë mundësi për të shënuar por Everton arriti që ta ruajë rezultatin dhe ta fitoi ndeshjen në fund.

Skuadra e Frank Lampard udhëtonte në qytetin e rokut për t’u përballur me skuadrën e Everton, derisa kishte një bilance të mirë ku në pesë ndeshjet e fundit kishte arritur 4 fitore dhe një barazim.

Pjesa e parë ishte e balancuar me Evertonin që tregonte më shumë nga loja se Chelsea.

Pikërisht, pas disa pritjeve të Mendy, Everton do të shënonte gol në minutën e 22-të te ndeshjes pikërisht atëherë kur Mendy do të shkaktonte penallti.https://streamja.com/embed/mevQK

Nga penalltia, i sigurt u tregua Sigurdsson i cili shënoi për epërsinë e Everton.

Në pjesën e dytë, Chelsea tentoi disa herë që ta barazonte rezultatin apo edhe ta fitonte këtë ndeshje, por Evertont vazhdonte që të mbrohej mirë.

Kështu në fund Everton fiton derisa Chelsea humbet pas pesë ndeshjeve.

Chelsea mbetet në vendin e tretë me 22 pikë derisa Everton është në vendin e 7 me 20 pikë.

Share This Article