Everton fiton me përmbysje spektakulare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Evertoni ka shënuar një fitore të rëndësishme në “Goodison Park”, teksa mposhti me rezultat 3:1 Burnleyn, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Premierligë.

Por, të parët në epërsi kaluan mysafirët. Ishte Mee i cili realizoi në minutën e 53-të të ndeshjes.

Por, minutat në vazhdim i takuan të gjithë Evertonit.

Fillimisht Keane barazoi shifrat në minutën e 60-të të ndeshjes.Reklamë

Ndërkohë, brenda një minuti Townsend dhe Gray realizuan dy gola “ekspres” për rezultatin 3:1.

Me këtë fitore, Evertoni shkon në kuotën e 10 pikëve në vendin e katërt me 10 pikë, aq sa kanë edhe Man Utd, Chelsea dhe Liverpool. 

Share This Article