Evi Kokalari reagon pas njoftimit për largimin nga Shqipëria: Mos e keqkuptoni largimin tim si braktisje të mbështetjes time ndaj Sali Berishas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Evi Kokalari ka reaguar sërish pas vendimit të saj për tu larguar nga Komisioni i Rithemelimit të iniciuar nga Sali Berisha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Evi Kokalari shprehet se largimi i saj nuk është një braktisje për Sali Berishën, pasi do të vijojë ta mbështesë.

Kokalari ka edhe një mesazh për ata që e kanë sulmuar duke thënë se nuk është dorëzuar dhe i ka paralajmëruar se e ardhmja do të ketë surpriza.

“Mos e keqkuptoni largimin tim si braktisje të mbështetjes time ndaj Sali Berishas. Ajo mbështetje ka qenë e pakushtëzuar që në orët e para në 19 Maj, dhe e tillë do të mbetet deri në fund.
Atyre që ju gënjen mëndja se jam dorëzuar, dua t’ju them që nuk më keni njohur mirë këto muajt’ e fundit. Më vjen keq t’ju zhgënjej, por e ardhmja do ketë surpriza plot”, shkruan Kokalari.

Share This Article