ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 6 hours ago
Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë 6 hours ago
Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia 6 hours ago
Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses 9 hours ago
PS-PD bëhen bashkë në Këshillin Bashkiak, shkarkojnë nga detyra Erion Veliajn 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Evi Kokalari thotë se ka denoncuar në FBI kërcënimet nga një mik i Berishës

albnews by albnews
12 September, 2023
in Albania
0
Evi Kokalari thotë se ka denoncuar në FBI kërcënimet nga një mik i Berishës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Aktivistja Evi Kokalari thotë se ka denoncuar në FBI një mik të Berishës, pasi ka marrë kërcënime me jetë nga ai.

E gjitha kjo, sipas Koklarit, ka ndodhur pasi ajo është shprehur se Berisha mund të jetë idhull për të (mikun në fjalë), por jo domosdoshmërisht për vet Kokalarin.

RelatedPosts

PS-PD bëhen bashkë në Këshillin Bashkiak, shkarkojnë nga detyra Erion Veliajn

Rama nuk shkoi në OKB, Berisha: Ramës iu anuluan ftesat, është i lidhur me kartelet

“Gratë e Doshit” i lënë vendin burrave! Epidemi dorëheqjesh te PSD, lista e Shkodrës drejt ezaurimit

 “Ah, më kujto të të tregoj për një mikun tonë, në fakt më shumë tuajin, që në fakt u mundua të më trëmb rrugës se i thashë që ti mund të jesh idhull për ata, jo domosdoshmërisht për mua. E denoncova në FBI meqë kisha dhe dëshmimtar, se helbete si Amerikane s’kam pse e lë veten të ekspozuar ndaj njerëzve që jo vetëm më kërcënojnë jetën por kanë dhe kapacitetin ta bëjnë.” shprehet Kokalari.

Kokalari përgjatë statusit të saj teksa shprehet edhe për çështjen e inceneratorëve, thotë se Berisha i hakërrehet vetëm kryebashkiakut Veliaj, por Ramës shumë rrallë. Për këtë arsye thotë ajo “Veliaj nxorri zarin e tij, Qorrin, që të na tregojë kullën e Shtufit e të thotë: “Ja ku e keni o budallenj.”

Postimi i Kokalarit:

I dashur z. Berisha, i vetmi problem në këto që shkruan është që ana tjetër e medaljes së inceneratorëve janë Arben Ahmetaj dhe me të Ilir Meta, me të cilin ju jo vetëm bëtë koalicion, por i dhatë të gjithë kandidatët tanë për bashkitë dhe votat e tyre.

Po e çoj një hap më tej këtë temë – Ilir Meta e ka ditur planin për të futur në funksionim inceneratorët në Shqipëri që në 2013, sepse Edi Rama e ka pasur si vizion që atëherë dhe ja ka thënë. Nuk mund të them nëse kjo qe arsyeja pse Meta e shiti PD po atë vit, gjithsesi pak rëndësi ka arsyeja – dëmi u bë!

Ironia është se momentalisht duket sikur ju po luftoni betejat e Ilir Metës. Në fakt keni kohë që i bini vetëm njërës anë, siç bënte Monika Kryemadhi me Belind Këlliçin. Stafetën tashmë ja u lanë juve sepse Këlliçin e dogjët si vegël negocimi në zgjedhje dhe nuk është as në parlament, dhe Monika ja la drejtimin e LSIse Ilir Metës. Çuditërisht Meta nuk është kaq agresiv për inceneratorët sa jeni ju, që më lë të mendojë se ka një lloj frike nga Rama.

Dhe ju vetëm Velias i bini për inceneratorët, Ramës shumë rrallë, në mos fare. Besoj kjo ishte dhe arsyeja që Veliaj nxorri zarin e tij, Qorrin, që të na tregojë kullën e Shtufit e të thotë: “Ja ku e keni o budallenjë.”

Në fakt, qorrët e vetëm këtu ishim ne.

Korrupsioni nuk luftohet me korrupsion. Nëse Veliaj gënjen, dhe nëse zgjedhjet e fundit s’kanë asnjë lidhje me kullën e Shtufit, atëherë duhet të çoni në gjyq për shpifje Erion Veliaj, Mero Bazen, Lulzim Bashën por dhe mua. Në fund të fundit, ju lejuat Belind Këlliçin të më padisë në gjykatë për shpifje që ju e dinit shumë mirë vetëm shpifje nuk ishin. Por ndoshta kundrejt dëshirës tuaj ju desh të më sakrifikonit sepse në atë moment, vetëm Këlliçi ju duhej dhe ju zgjidhte pazaret. E për më tepër, duke ekspozuar Këlliçin, pa dashje po prishja balancat e pazareve që po bëheshin në kurriz të rithemelimit dhe mbas dyerve të mbyllura.

Sot, shumë gjëra janë super të qarta për mua. Uroj së shpejti të qartësohen të gjithë. Në fakt do shkruaj më gjatë në të ardhmen, më shumë për foltoristët që të kuptojnë siç duhet dinamikat dhe për më tepër  veprimet e mia që nga Nëntori i kaluar që patem dhe takimin e fundit. Atyre ju detyrohemi të gjithë një shpjegim.

Nejse, kur të jem në Tiranë, nëse dëshiron, ulemi dhe të mund t’ju shpjegoj dhe juve çfarë hoqa nga Këlliçi, monstrat e Metës këtu në Amerikë, portalet e kokainës që financoheshin nga Ahmetaj, por dhe nga degjenarata e tritolit që e vure në krye të gjykatës së foltores dhe ironikisht në emër të lirisë së fjalës e justifikove për shpërndarjen e fotos së fallcifikuar sikur kisha dalë me Veliajn, a thua se isha unë e shitura.

Në fakt, Këlliçit dhe i dola hakut me ekspozimin e mashtrimit të diplomës, pavarësisht që foltoristëve s’kisha për t’ja bërë kurrë këtë po të mos isha e sigurt që ju vetë e kishit lënë Këlliçin në tavolinën e pazareve. Shumë më keqkuptuan, por rëndësi ka që ju më kuptuat mjaft mirë – sepse ashtu si ju, dhe unë luftoj agresivisht dhe s’ka njëri që mund të më imponohet apo të më trëmb rrugës.

Ah, më kujto të të tregoj për një mikun tonë, në fakt më shumë tuajin, që në fakt u mundua të më trëmb rrugës se i thashë që ti mund të jesh idhull për ata, jo domosdoshmërisht për mua. E denoncova në FBI meqë kisha dhe dëshmimtar, se helbete si Amerikane s’kam pse e lë veten të ekspozuar ndaj njerëzve që jo vetëm më kërcënojnë jetën por kanë dhe kapacitetin ta bëjnë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica?

Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica?

23 September, 2025
Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë

Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë

23 September, 2025
Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia

Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia

23 September, 2025
Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses

Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses

23 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result