Evis Kushi: Shumë e lumtur që sot më 7 Mars miratuam ndryshimet e ligjit për arsimin profesional

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetja e Partisë Socialiste Evis Kushi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për miratimin nga ana e Kuvendit të ndryshimeve ligjore në ligjin “Për Arsimin Profesional”.

Sipas Kushit, ndryshimet ligjore i hapin rrugë përmirësimit së arsimit, kualifikimeve profesionale dhe rrit dhe lidhjen e nxënësve me tregun e punës.

“Pikërisht sot në 7 Mars, për Festën e Mësuesit, miratuam në parlament ndryshimet në ligjin për arsimin profesional, për të cilin falënderoj shumë të gjithë kolegët që më mbështetën në këtë nismë, me qëllim rritjen e cilësisë dhe standardeve të arsimit dhe formimit profesional, duke garantuar të rinj dhe të reja me kompetenca bashkëkohore dhe duke mundësuar për ta një punësim të shpejtë, të denjë dhe të mirëpaguar”, bën të ditur Kushi.

“Falënderoj edhe këshilltarët e Kuvendit, ekspertët e ministrisë, e veçanërisht zv/ministren e arsimit profesional Olta Manjani, me të cilët u konsultuam e punuam gjatë për të hartuar një ligj sa më cilësor, në koherencë me strukturat arsimore të vendeve të BE-së e që reflekton nevojat tona aktuale”, vijon Kushi.

“Pres me padurim të shoh efektet e zbatimit të ligjit, marrëveshjet me institucione arsimore të njohura ndërkombëtare, lëshimin e diplomave të përbashkëta me to, përmirësimin e kualifikimeve profesionale, bashkëpunimin me biznesin, si dhe rritjen e numrit të të rinjve që duan të ndjekin arsimin dhe formimin profesional. Suksese dhe Gëzuar 7 Marsin!”, përfundon Kushi.

Share This Article