Evra: Messi, urime Topi i Artë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Patrice Evra ka parashikuar se Lionel Messi do ta fitojë Topin e Artë 2021 sot gjatë një ceremoni në Paris, megjithëse në të kaluarën ka thënë se argjentinasit nuk do të duhej t’i jepet ky çmim.

Ylli i Paris Saint-Germain Messi është favorit për ta fituar çmimin më prestigjioz për futbollistë, bashkë me Robert Lewandowskin e Bayern Munich dhe Karim Benzeman e Real Madridit.

Evra, ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit dhe Francës, kishte thënë kohë më parë se do të habitej nëse Messi do ta fitonte Topin e Artë.

“Sipas mendimit tim, Topin e Artë e meriton N’Golo Kante apo Jorginho. Jam lodhur duke i parë duke ia dhënë Messit atë”, kishte thënë Kante.

Megjithatë, të dielën mbrëma, një natë para ceremonisë së ndarjes së këtij çmimi, Evra zbuloi se beson se Messi është fituesi.

“Urime Messi për fitimin e Topit të Artë edhe një herë tjetër”, shkroi ai në Instagram.

Share This Article