Evra: Pse duhet ta fitojë Messi Topin e Artë?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Patrice Evra nuk beson se Lionel Messi e meriton ta fitojë Topin e Artë.

Ai nuk ka asnjë dyshim, Messi është Messi, më i miri – por kur vjen puna te Topi i Artë duhet vlerësuar një sezon që sipas Evras, për Leon ka qenë sezon për t’u harruar.

“Mendoj se Topin e Artë duhet ta fitojë Kante ose Jorginho… jam lodhur duke ia dhënë atë Messit”, tha Evra.

“Çfarë fitoi ai vitin e kaluar? Në rregull, Kupën e Amerikës. Por çfarë bëri me Barcelonën?”.

Topi i Artë do të jepet me 29 nëntor, kandidatë serioz do të jetë edhe Robert Lewandowski, derisa ka zëra që edhe Karim Benzema mund të ketë gjasa që të hyjë në top tre më të mirët. 

Share This Article