Evropa është bërë rajoni i parë në botë me numrin më të madh të vdekurve nga COVID-19.
Numri i të vdekurve nga koronavirusi ka tejkaluar shifrën prej 500 mijë, në momentin kur varianti i ri i COVID-19 u zbulua në Britaninë e Madhe.
Sipas evidencave të agjencisë britanike, Evropa ka raportuar rreth 30 për qind të rasteve me vdekje nëpër botë.
Numri i të vdekurve nga COVID-19 në kontinentin e Evropës, është rritur dukshëm muajve të fundit.
Që kur rasti i parë i vdekjes është raportuar në Francë gjatë muajit shkurt, kanë kaluar tetë muaj derisa numri i të vdekurve në Evropë arriti në 250 mijë, e gjatë 60 ditëve të fundit është rritur në 500 mijë të vdekur.
Franca, Spanja, Italia, Britania e Madhe dhe Rusia kanë raportuar qindra mijëra të vdekur, e sipas statistikave të Reuters, në botë aktualisht janë të infektuar 77.5 milionë njerëz, kurse ata që kanë humbur jetën ka shkuar në 1.7 milion.