ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Foto/ Gropa ‘përpin’ tre anije në Angli, shpëtojnë mrekullisht dhjetëra persona 5 hours ago
Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv 10 hours ago
Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit 10 hours ago
Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta? 10 hours ago
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026 10 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Evropa e shokuar dhe tmerruar me dhunën në Kongresin amerikan

albnews by albnews
7 January, 2021
in Bota
0
Evropa e shokuar dhe tmerruar me dhunën në Kongresin amerikan
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Hyrja e dhunshme në Kapitol në Uashington nga mbështetësit e Trumpit ka shqetësuar thellë dhe ka tmerruar politikanët në Evropë. Reagimet nga Berlini, Londra dhe Roma janë shumë të qarta.

Reagimet e politikanëve evropianë ndaj skenave të hyrjes së dhunshme në Kapitol janë shumë të qarta – të gjithë i kanë dënuar skenat tronditëse dhe flasin për një cënim shumë serioz të demokracisë amerikane. Shpresat se vitet turbulente dhe të diskutueshme të presidencës së Trumpit do të marrin fund me mjete paqësore u shuan vetëm dy javë para ndryshimeve në Shtëpinë e Bardhë.

RelatedPosts

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë

Momente tronditëse në Ohajo/ I dyshuari për grabitje tenton të qëllojë dy herë një oficer policie, arma bllokohet

Fundi i përmbajtjeve

Washington | US-Wahl | nach Sturm auf Kapitol

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg reagoi shumë shpejt në Twitter dhe çuditërisht ashpër: “Skena tronditëse në Washington D.C. Rezultati i këtyre zgjedhjeve demokratike duhet të respektohet”. Për Stoltenbergun, që konsiderohet si një prej diplomatëve më të përmbajtur, kjo ishte një deklaratë jashtëzakonisht e qartë ndaj partnerit më të madh në NATO. Gjatë katër viteve të presidencës Trump, ai u përball disa herë me kërcënime se SHBA-ja do të mund të largohej nga aleanca veriatlantike. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ishte gjithmonë i detyruar të qetësonte gjërat, e tani duket se edhe ai ka mbërritur në fund të përmbajtjes diplomatike.

Kryeministri britanik Boris Johnson konsiderohej një kohë të gjatë si një lloj studenti dhe aleati i ngushtë i Donald Trumpit. Ai kërkonte mbështetjen e Trumpit në procesin e Brexitit dhe shpresonte arritjen e një marrëveshje të veçantë tregtare me SHBA-në. Johnson kërkonte në mënyrë demonstrative një lloj afërsie me Trumpin. Ai e quajti Johnsonin si “Trumpi britanik” pas fitores së tij në zgjedhje. Por miqësia e veçantë midis dy politikanëve duket se po mbaron. Johnson i dënoi “… skenat e neveritshme në Kongresin e SHBA-së. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë për demokracinë në të gjithë botën. Tani është thelbësore që të ketë një transferim të qetë dhe të rregullt të pushtetit”.

UK NATO-Treffen in London l Stoltenberg, Trump und Johnson

Për kryeministrin irlandez Micheál Martin, ngjarjet në Uashington janë një lloj shkëputjeje historike me lidhjet e thella të qytetarëve irlandezë me Shtetet e Bashkuara. “Unë e di që shumë, si unë, po shikojnë skenat në Uashington me shqetësim të thellë.” Ministri i Jashtëm irlandez Simon Coveney tha se përgjegjës për këtë gjendje është Donald Trump. “Ishte një sulm i qëllimshëm ndaj demokracisë nga një president në detyrë dhe mbështetësit e tij që duan të përmbysin zgjedhjet e lira dhe të drejta”.

Kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon ishte po ashtu shumë e qartë: “Skenat në Kapitol janë absolutisht të tmerrshme”. Ajo deklaron solidaritetin e saj me forcat demokratike në SHBA dhe shton: “Turp për ata që nxitën këtë sulm ndaj demokracisë”.

Shqetësimet e thella

Zhvillimet në Kongres kanë shqetësuar thellë politikanët edhe në pjesët e tjera të Evropës. “Unë besoj në forcën e demokracisë amerikane. Presidenti i ri Joe Biden do të kapërcejë këtë periudhë tensioni dhe do të bashkojë njerëzit”, shpreson kryeministri socialdemokrat i Spanjës, Pedro Sánchez.

Homologu i tij në Suedi fajëson shumë qartë presidentin Trump për gjendjen. “Presidenti Trump dhe shumë anëtarë të Kongresit mbajnë përgjegjësi të konsiderueshme për atë që ndodhi”. Edhe nga Finlanda vjen një paralajmërim: “Kjo tregon se sa e rëndësishme është të mbrohet demokracia me vendosmëri dhe forcë”, shkruan kryeministrja Sanna Marin.

Trump und Johnson Treffen am Rander der UN Vollversammlung 2019

Ngjarjet në Kapitol kanë dënuar ashpër madje edhe politikanët e spektrit populist në Evropë. “Dhuna nuk është një zgjidhje”, shkruan shefi i Lega në Itali, Matteo Salvini. Kancelari austriak Sebastian Kurz, i cili vetë drejtoi një koalicion qeveritar me populistët e djathtë, deklaroi: “Të tronditur nga skenat në Uashington. Ky është një sulm i papranueshëm ndaj demokracisë”.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas i krahasoi këto ngjarje me disa të tjera në historinë gjermane: “Retorika nxitëse mund të shndërrohet në veprime të dhunshme – si në shkallët e Reichstagut ashtu edhe tani në Kapitol. Mosrespektimi i institucioneve ka efekte shkatërruese.” Kancelarja Angela Merkel është shprehur skeptike ndaj Donald Trumpit prej fillimit – në takimet e saj të pakta dhe të vështira me presidentin. Verën e kaluar ajo refuzoi të shkonte në Florida, në një takim të G7. Pandemia e Coronës shërbeu si shpjegim, por anulimi i vizitës në SHBA u kuptua si një refuzim i Trumpit dhe politikës së tij.

Evropa i ka shpresat tek Biden

NATO Donald Trump Belgien Mimik

Charles Michel, Presidenti i Këshillit të Evropës i përmblodhi zhvillimet kështu: “Kongresi amerikan është një tempull i demokracisë. Të shohësh skena të këtilla në Uashington është një tronditje”. Disa krerë të qeverive evropiane, si presidenti francez Emmanel Macron, u përpoqën më shumë se të tjerët të krijojnë marrëdhënie të mira pune me Donald Trumpin. Por Macroni ka dështuar në këtë projekt. Vetëm disa qeveri të Evropës Lindore me orientim të djathtë populist kishin marrëdhënie të veçantë me presidentin e SHBA-së. Trump mbështeti Poloninë dhe Hungarinë më shumë se të tjerët dhe të dy vendet ishin të dëshpëruara me humbjen e Trumpit në zgjedhje.

Në pjesët e tjera të Evropës është mbështetur fitorja e demokratit Joe Biden. Kjo fitore lidhet me shpresën për të përmbysur vendimet e diskutueshme të Donald Trumpit, si tërheqja nga marrëveshja e mbrojtjes së klimës apo politika e tij ndaj Iranit. Pas fitores së Trumpit në nëntor, presidenti francez Macron u angazhua për “më shumë autonomi strategjike” për Evropën. Ai tha se e domosdoshme është një “Evropë e fortë”. Mbetet të shihet se cili do të jetë vizioni i Evropës pas kaosit të tanishëm në Uashington.

Shumë njerëz mendojnë se zhvillimet e fundit kanë hedhur një hije të rëndë mbi demokracinë amerikane. Është shumë e qartë se institucionet demokratike mund të ndikohen nga teoritë e konspiracionit dhe nga demagogjia. E cila do të jetë influenca e këtyre zhvillimeve në Evropë, do të shihet në muajt e ardhshëm.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Foto/ Gropa ‘përpin’ tre anije në Angli, shpëtojnë mrekullisht dhjetëra persona

Foto/ Gropa ‘përpin’ tre anije në Angli, shpëtojnë mrekullisht dhjetëra persona

22 December, 2025
Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

22 December, 2025
Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit

Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit

22 December, 2025
Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result