Evropa është në fillimin e valës së tretë të COVID-19

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pjesë të shumta të Evropës ndodhen në fillimin e një vale të tretë të përhapjes së koronavirusit, kanë bërë të ditur të mërkurën ekspertët shëndetësorë, duke paralajmëruar se vendimi për pezullimin e përdorimit të vaksinës së “AstraZenecas” pritet që të rezultojë me rritjen e numrit të të infektuarve dhe të vdekurve, teksa variantet e reja më përhapëse të koronavirusit tani po e shkaktojnë shumicën e infeksioneve.

Christian Drosten, virologu kryesor i spitali “Charite” në Berlin, ka thënë se gjendja epidemiologjike në Gjermani “nuk është aspak e mirë” dhe se është rënduar si nga përhapja e mutacionit të regjistruar fillimisht në Britani ashtu edhe nga vendimi për stopimin e vaksinimit me kurën e “Oxford”-“AstraZenecas”. Ai ka paralajmëruar me këtë rast se deri në Pashkë, numri i rasteve të reja në Gjermani mund të pritet që të arrijë në nivelet e larta të kohës së Krishtlindjes. Shtim të rasteve ka raportuar edhe Italia, ku gjatë së martës është shënuar ngritje enorme e rasteve të vdekjes, gjithsej 502. Kjo shifër është më e larta që nga fundi i muajit janar. Ndërkaq ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka bërë të ditur se përgjegjës për më shumë se gjysmën e infeksioneve të reja është varianti i koronavirusit, i evidentuar në Britani.

Share This Article