ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Netflix blen studiot e Warner Bross për 72 miliardë dollarë 11 hours ago
Hidhet shorti i Botërorit 2026, Anglia në grupin e ‘vdekjes’ 12 hours ago
Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në rast kualifikimi në Kupën e Botës 2026 13 hours ago
Shorti/ Iu ka shënuar Curri, zbulohen rivalët e mundshëm të Shqipërisë në Botëror. Ja ndarja finale e grupeve 13 hours ago
SHBA ultimatum Europës: Merrni kontrollin e NATO-s deri në vitin 2027 13 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Evropa kthen mbrapsht gazin rus për të gjashtën ditë me radhë

albnews by albnews
26 December, 2021
in Bota, Technologji
0
BE-ja dyshon për manipulim të çmimeve të energjisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gazsjellësi Yamal-Evropë, që normalisht furnizon me gaz Evropën Perëndimore, po e kthen tashmë atë mbrapsht drejt Polonisë për të gjashtën ditë me radhë. Njoftimin e bëri të djelën operatori gjerman i rrjetit të furnizimit, Gascade.

Matjet të djelën tregojnë se lëvizja e gazit në tubacion, e matur në pikën Mallnow në kufirin Gjermani-Poloni, po ndodhte drejt lindjes, në territorin polak, me një volum prej 1.2 milionë kilowatt në orë. Të dhënat gjithashtu tregojnë se kompania ruse e eksportimit të gazit, Gazprom, nuk kishte rezervuar për të hënën kapacitetin për tranzitin e eksportit nëpërmjet tubacionit Yamal-Evropë.

RelatedPosts

Netflix blen studiot e Warner Bross për 72 miliardë dollarë

SHBA ultimatum Europës: Merrni kontrollin e NATO-s deri në vitin 2027

Përgjysmohen kërkesat për azil në Gjermani, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet

Kompania gjermane Gascade, e cila merr gazin rus dhe e transporton atë brenda Gjermanisë, është në pronësi të kompanisë WIGA, një sipërmarrje e përbashkët e Gazprom-it dhe kompanisë Wintershall DEA. Kjo e fundit është në bashkëpronësi të grupit gjerman të kimikateve BASF dhe atij rus LetterOne.

Rusia tha këtë javë se kthimi mbrapsht i gazit në tubacione nuk ishte një lëvizje politike, megjithëse përkon me rritjen e tensioneve ndërmjet Moskës dhe Perëndimit mbi Ukrainën, dhe ka rritur çmimet në nivele rekord.

Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se Gjermania po ia rishet gazin rus Polonisë dhe Ukrainës, në vend që të lehtësojë tregun me çmime tepër të larta. Ai fajësoi importuesit gjermanë të gazit për kthimin mbrapsht të gazit dhe për çmimet stratosferike.

Ministria gjermane e Ekonomisë ka refuzuar të komentojë akuzat e zotit Putin. Kompanitë importuese të gazit nuk iu përgjigjën kërkesave për koment të bëra nga agjensia e lajmeve Reuters.

Të dhënat e operatorit sllovak të gazsjellësit Eustream tregojnë se kapaciteti i rrjedhës së gazit rus nga Ukraina drejt Sllovakisë, përmes pikës kufitare Velke Kapusany, ishin në 739.826 megawatt në orë, pak më poshtë se ditën e shtunë dhe shumë më pak se niveli i javëve të fundit.

Kjo rënie po balancohet me rritjen e dërgimit të gazit nga Republika Çeke drejt Sllovakisë, çka do të thotë se rrjedha nga Sllovakia drejt pikës austriake Baumgarten, vazhdon të jetë relativisht e qëndrueshme, krahasuar me nivelin e ditëve dhe javëve të fundit./VOA/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Netflix blen studiot e Warner Bross për 72 miliardë dollarë

Netflix blen studiot e Warner Bross për 72 miliardë dollarë

5 December, 2025
Hidhet shorti i Botërorit 2026, Anglia në grupin e ‘vdekjes’

Hidhet shorti i Botërorit 2026, Anglia në grupin e ‘vdekjes’

5 December, 2025
Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në rast kualifikimi në Kupën e Botës 2026

Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në rast kualifikimi në Kupën e Botës 2026

5 December, 2025
Shorti/ Iu ka shënuar Curri, zbulohen rivalët e mundshëm të Shqipërisë në Botëror. Ja ndarja finale e grupeve

Shorti/ Iu ka shënuar Curri, zbulohen rivalët e mundshëm të Shqipërisë në Botëror. Ja ndarja finale e grupeve

5 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result