Evropa me më shumë se 500-mijë viktima nga Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Evropa u bë sot rajoni i parë në botë që regjistron më shumë se gjysmë milioni vdekje nga COVID-19, sipas raportimeve nga autoritetet shëndetësore.

Të 52 vendet dhe territoret e rajonit europian patën gjithsej të paktën 500 069 vdekje, duke kaluar Amerikën Latine dhe Karaibet me 477 404 vdekje, SHBA/Kanada me 321 287, Azinw me 208 149.

Që nga tetori, Europa është bërë sërish epiqendra e pandemisë, së bashku me SHBA-nw.

Gati 37 000 vdekje janë regjistruar atje në shtatë ditët e fundit, një nivel rekord që nga fillimi i pandemisë.

Të martën, 6 800 vdekje u regjistruan në 24 orët e fundit,  shifra më e lartë për një vit.

Ndër vendet më të goditura, Belgjika mbetet ajo me numrin më të lartë të vdekjeve në raport me popullsinë e saj, me 158 vdekje për 100 000 banorë, e ndjekur nga Italia (110), Bosnjë-Hercegovina (107), Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut (105).

Share This Article