Evropa mund të përballet me valën e re të përhapjes së variantit Delta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi i Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Hans Kluge, ka deklaruar se periudha dhjetëjavore e rënies së rasteve të infektimit me koronavirus ka marrë fund dhe ka tërhequr vërejtjen se një valë e re mund të godasë kontinentin e vjetër po qe se njerëzit nuk disiplinohen dhe nuk vaksinohen.

Ai ka thënë se në javën e fundit është konfirmuar një ngritje prej 10 për qind e rasteve të reja. Ngritja është shkaktuar si pasojë e heqjes së masave kufizuese, rinisjes së udhëtimeve dhe lejimit të tubimeve.

Shefi i OBSH-së për Evropën ka thënë gjithashtu se varianti Delta deri në gusht do të dominojë në pothuajse 53 shtete të botës.

Ai ka shtuar se 63 për qind e qytetarëve në Evropë ende nuk janë vaksinuar as me dozën e parë.

Kluge u ka bërë thirrje njerëzve që në rast se i synojnë udhëtimet gjatë verës, duhet të vazhdojnë të mbajnë maska.

Share This Article